Aprovohet aktakuza për aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Maqedonia

Aprovohet aktakuza për aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:34
Aksidenti i autobusit në Llaskarcë

Gjykata Penale në Shkup në tërësi e aprovoi aktakuzën për aksidentin që ndodhi në fshatin Llaskarcë në shkurt të këtij viti, pas së cilës është formuar lëndë penale juridike, e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për veprim të mëtutjeshëm.

Gjykata Penale

“Lidhur me më shumë pyetje gazetareske për aktin e prokurorisë KO778/19 të ndërlidhur me aksidentin KO 778/19, e cila më 13 shkurt 2019 ndodhi në fshatin Llaskarcë, e informojmë opinionin se këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të deponuara në akt, mori vendim, me të cilën aktakuzën e miratoi në tërësi”

Nga gjykata informojnë se pas aktakuzës së vlerësuar është formuar lëndë penale-juridike e cila konform sistemit AKMIS do të shpërndahet në veprim të mëtutjeshëm, ndërsa pasi që caktohet termin për debat kryesor palët dhe opinioni do të njoftohen në mënyrë plotësuese.

Në aksidentin në Llaskarcë kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 37 janë lënduar, ndaj gjashtë personave të dyshuar është ngritur aktakuzë nga ana e Prokurorisë dhe ata dyshohen për vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion. Bëhet fjalë për dy udhëheqës të kompanisë, tre persona të punësuar në stacionin për kontroll teknik dhe vozitësi i autobusit. Nga prokuroria nëpërmjet detajeve lidhur me rastin kanë sqaruar bazat mbi të cilat janë ndërtuar akuzat. Nga atje thonë se gjatë periudhës prej 2 korrik 2018 – 13 shkurt 2019, gjegjësisht për 8 muaj, transportuesi nuk iu është përmbajtur rrjetit të transportit dhe ndaj shkresave për siguri të autobusit transportues për transport publik masiv.

Sipas tyre transportuesi nuk ka realizuar kontrolle për përmbushje të kushteve të parashtruara për punë të vozitësve dhe të kontrollit teknik të veturave, nuk ka realizuar kontroll ndaj punës së tërësishme të transportuesit, nuk i ka njoftuar vozitësit për të respektuar dispozitat e Ligjit për orarin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor, nuk ka siguruar regjistrim të rregullt të të dhënave të takometrit dhe nuk ka mbajtur evidencë dhe vlerësim se si është menaxhuar vetura nga secili vozitës,  nuk ka mbajtur evidencë adekuate për servisimin e autobusëve gjatë orarit të punës, pauzat dhe pushimet e vozitësve, kurse vozitësit kanë qenë të lënë vetë që ta organizojnë udhëtimin dhe të mbajnë llogari për obligimet që janë detyrim për personin përgjegjës për transportin dhe nuk ka ndërmarrë aktivitete për servisim të pjesëve kryesore të sistemit të frenimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat