Sead Koçanin njësiti “Alfa” e çojnë në burg

Maqedonia

Sead Koçanin njësiti “Alfa” e çojnë në burg

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:55
Sead Koçani

Pas një ikje nga Maqedonia dhe kthimi për të vazhduar betejën gjyqësore, Sead Koçanit ju caktua burg prej 4.5 vitesh për keqpërdorime me tenderë të Sh.A Elem.

Pas shumë kërkesa të refuzuara nga gjyqi dhe prej një vonese prej 20 ditësh, para disa minutave, Sead Koçan është përcjellë nga njësiti “Alfa” në burgun e Shkupit që ndryshe njihet si Shutka.

Bëhet fjalë për tender të SH.A “Elem” dhe keqpërdorime për porositje të materialeve të punës, ku janë keqpërdorë 17 milionë euro.

E njejta shumë iu konfiskua nga kompania e tij “Transmet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat