Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së

Maqedonia

Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:50
Ilustrim

Sa i përket Shkupit, qëllimi ynë është që të normalizojmë pasojat negative të marrëveshjes së Prespës për produktet greke, përdorimin e emrit Maqedoni, tha ministri i Jashtëm Alternativ grek, Miltiadis Varviciotis në një intervistë për radion greke “Athinë 984”.

Duke folur për perspektivën evropiane të vendeve në rajon, Ministri i Jashtëm Alternativ grek thotë se Greqia mbështet zgjerimin e BE-së, njofton korrespondentja e AIM-së në Athinë.

“Politika jonë kombëtare ka qenë dhe mbetet e njëjtë, ne besojmë në shtrirjen e Evropës në fqinjët tonë, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të interesave tona kombëtare dhe nuk mund të jetë me nxitim pa përmbushur parakushtet themelore”, tha Varviciotis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat