OBRM-PDUKM: Pushteti na largon nga Bashkimi Evropian

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pushteti na largon nga Bashkimi Evropian

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:51
Zoran Zaev

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “metodat që Zoran Zaev i përdor përmes instrumenteve të pushtetit ndaj popullit janë dëshmi se po sundon regjimi”.

“Populli është viktima e krimit, haraçit, varfërisë, represioneve dhe frikësimeve. Secilën ditë zbatohen metoda për dënimin e qytetarëve që nuk pajtohen me qeverisjen e LSDM-së”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, partia më e madhe opozitare është ndaluar që të shtrojë lule para bustit Makedonium tek varri i Nikolla Karev në Krushevë dhe se u prish tradita që ka ekzistuar me vite ku opozita në radhë të parë është në festën e Ilindenit. Me këtë, thonë nga partia maqedonase opozitare, LSDM tregoi mosrespektim ndaj partive në Maqedoni dhe papjekuri politike.

“Me veprime të tilla destruktive, Zoran Zaev na largon nga BE”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se për Zoran Zaevin nuk do të ketë dënim të mjaftueshëm për t’i kërkuar falje popullit në Maqedoni për krimet që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat