Ministri Bekteshi sqaron se si do të bëhet subvencionimi i veturave në Maqedoni

Maqedonia

Ministri Bekteshi sqaron se si do të bëhet subvencionimi i veturave në Maqedoni

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:22
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për Alsat sqaroi mënyrën e subvencionimit të blerjes së veturave që janë ‘euro 5’ si masë për të zbutur ndotjen e ajrit.

Bekteshi tha se të gjithë qytetarët që kanë vetura me standard ‘euro 2’ dhe ‘euro 3’ do të mund të heqin dorë nga ato vetura, me të vetmin qëllim që të blejnë vetura të reja që janë me standardin ‘Euro 5’.

“Si Ministri e Ekonomisë, do t’i ndihmojmë ato qytetarë me një shumë prej rreth 3.000 euro”, tha Bekteshi duke shtuar se qytetarët subvencionimin mund ta bëjnë edhe përmes salloneve të automjeteve të reja por edhe nëpër sallonet importuese të veturave.

Bekteshi tha se secili qytetar që ka veturë nën standardin ‘euro 3’ do të mund të heqë dorë nga ajo veturë dhe të blejë veturë sipas dëshirës së tij, por, siç thotë ministri Bekteshi, me siguri vetura nuk duhet të kushtojë mbi 12.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat