Pesë policë të arrestuar në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’

Maqedonia

Pesë policë të arrestuar në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Pesë policë nga vendkalimi kufitar ‘Bogorodicë’ janë arrestuar për shkak të dyshimeve për marrje ryshfeti.

“Departamenti për kontroll të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB pas marrjes së njohurive për veprim ilegal të zyrtarëve policorë nga stacioni policor për kontrollime kufitare dhe mbikëqyrje të kufirit Bogorodicë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për hetim të krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërmori masa tekniko-operative dhe veprime nga ku nga zyrtarët policorë gjeti dhe konfiskoi 822 euro, si dhe pije alkoolike”, thuhet në njoftimi e MPB-së.

Zyrtarët policorë M.M (50), S.O(36), R.S (41), M.K (37) dhe D.D (41) janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në SPB Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat