Humb jetën një person në rrugën Prilep Manastir

Maqedonia

Humb jetën një person në rrugën Prilep Manastir

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është me lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në rrugën Prilep-Manastir në fshatin Topollçan.

Në aksidentin e ndodhur mes veturës ‘Opel Astra’ e drejtuar nga Gj.M (60) nga Berova, dhe veturës ‘Citroen Berlingo’ e drejtuar nga Z.S (46) nga Manastiri, janë lënduar edhe tre persona.

Në aksident ka humbur jetën Z.S ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i automjetit ‘Opel Astra’. Janë lënduar edhe shoferi edhe dy bashkudhëtarët tjerë e automjetit ‘Opel Astra’.

Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori Publik dhe ekipi policorë i stacionit policor Prilep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat