Mickoski: Pushteti i ruan parat për blerjen e zgjedhjeve

Maqedonia

Mickoski: Pushteti i ruan parat për blerjen e zgjedhjeve

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 00:55
Mickoski

Opozita shpreson në konsensus mbi Ligjin për Prokurorinë Publike, por akuzon pushtetin se po tenton me çdo kusht t’i de motivojë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thekson se Qeveria duhet t’i thërret mendjes dhe ta pranojë propozimin e opozitës, në rast se dëshiron zgjidhje afatgjate të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Dua të jem optimist dhe besoj se Qeveria do t’i thirr mendjes dhe do ta pranojë propozimin e opozitës i cili është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Jam i vetëdijshëm se do të dalin me komente, posaçërisht autori i tekstit i cili është frenuesi kryesor i procesit bashkë me propozuesit. Qëllimi i vetëm i tyre disa mujorë, është hakmarrja jo parimore dhe dhunshme ndaj opozitës”.

Mickoski duke folur për zgjedhjet e parakohshme, shtoi se opozita është e gatshme që nesër të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas tij, qytetarët do ta dënojnë Qeverinë Zaev për të gjitha të bërat e deritanishme. Ai madje duke u thirrur në indikacione, shtoi se Zaev do të kërkojë borxh të ri me të cilin përveç tjerave do të tentojë edhe blerjen e zgjedhjeve.

“Atij do t’i duhet obligacion i ri shtetëror të cilën do ta ofrojë në tregun botëror të paktën gjysmë miliardi euro. Ato mjete do t’i duhet për mbushjen e deficitit buxhetor por edhe për të tentuar t’i blejë dhe korruptojë qytetarët e Maqedonisë me qëllim që të luaj me kartat përmbushjeve të vogla ndaj të gjitha aferave kundër nacionale dhe skandaleve korruptive të kohëve të fundit”, tha Mickoski.

Lidhur me grupet e punës për Kodin Zgjedhorë, Mickoski shtoi se pushteti dhe opozita duhet patjetër të arrijnë konsensus për inkuadrimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së në sistemin zgjedhor.

Sa i përket regjistrimit të popullsisë, Mickoski potencoi se grupet e punës janë duke negociuar me qëllim arritjen e konsensusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat