KRRE publikon çmimet e reja të naftës, dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë

Maqedonia

KRRE publikon çmimet e reja të naftës, dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Çmimet me pakicë të Eurodiselit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, prej nesër do të rriten për gjysmë denarë, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, një litër Eurodisel do të kushtojë 62 denarë, kurse vaji ekstra i lehtë 52 denarë për litër.

Një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 69.50 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 71.50 denarë.

Për 1.163 denarë do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe një kilogram do të kushtojë 35.343 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat