Rekomandime për qytetarët për valën e nxehtë në Maqedoni

Maqedonia

Rekomandime për qytetarët për valën e nxehtë në Maqedoni

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Të mos hidhen cigare, mbeturina qelqi dhe shishe prej xhami, të mos ndizen zjarre dhe skarë në hapësira të hapura, të mos lejohet që fëmijët të luajnë me zjarr, të mos ndizet mbeturina dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarrit në numrin falas 193.

Këto janë disa nga rekomandimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) pas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për valën e nxehtë që do ta përfshij vendin tonë në ditët e ardhshme, posaçërisht nga dita e enjte deri ka mesi i javës së ardhshme.

Krahas rekomandimeve për sjellje në kushte të këtilla, DMSH ndërmerr edhe masa parandaluese për mbrojtje nga zjarret në pyje dhe zjarre tjera në hapësira të hapura. Ata ju bëjnë apel komunave, qytetarëve dhe vizitorëve të vendit të kenë kujdes kur janë në hapësira të hapura.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rikujton se nga muaji mars është marrë vendim ku ndalohet lëvizja nëpër pyje përveç të punësuarve në pyjet nacionale, me qëllim që të mbrohen pyjet.

Nga 15 qershori deri më 15 gusht, në gjithë vendin, po zbatohet Fushata për mbrojtjen nga zjarret me moton ‘E ardhmja ju takon atyre që janë të përgatitur – Natyra është përgjegjësia jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat