Në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran pritet deri në 30 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran pritet deri në 30 minuta

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është zmadhuar ndërsa në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran vërehet dendësia e automjeteve dhe koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 15 deri 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe vozitje të kujdesshme.

Këto rekomandime duhet të vlejnë posaçërisht në akset rrugore Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinica-Berovë dhe Koçani-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat