Paraburgim për dasmorin nga Çajla e Gostivarit që plagosi dy gra me armë zjarri

Maqedonia

Paraburgim për dasmorin nga Çajla e Gostivarit që plagosi dy gra me armë zjarri

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit i caktoi masën e paraburgimin për 48 orë personi i cili dyshohet se me armë zjarri në dasmë në Çajle të Gostivarit ka plagosur dy gra.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mesnatë. Policia e privoi nga liria 53 vjeçarin B.F në oborrin e të cilët është mbajtur dasma nga ku me pistoletë janë plagosur dy gra, H.I (53) dhhe M.M (35) nga Çajla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraburgimi prej 48 orëve përfundon gjatë ditës së sotme, deri atëherë duhet të vendoset nëse paraburgimi do të vazhdohet apo personi do të lëshohet në shtëpi.

Ndryshe, SPB Tetovë përmes zëdhënësit të saj, Marjan Josifovski bën apel të mos përdoren armët gjatë dasmave dhe se SPB Tetovë do të ndërmerr masa për të dënuar këtë fenomen që ndodh gjatë manifestimeve të ndryshme familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat