Propagandat e mediave serbe, nesër merren me ‘ftohjen’ e raporteve Kosovë-Maqedoni Veriore

Maqedonia

Propagandat e mediave serbe, nesër merren me ‘ftohjen’ e raporteve Kosovë-Maqedoni Veriore

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Shtypi i përditshëm serb nesër ka vendosur të merret me kryeministrin e Kosovës në detyre, Ramush Haradinaj dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Mediat serbe kanë shkruar për lidhjet e ‘ngushta’ të Haradinajt me Zaevin, ftesën nga Haga dhe vendimin e opozitës kosovare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në ballinë të gazetës ‘Blic’, artikulli kryesor titullohet “Lidhjet e ngushta Haradinaj-Zaev”. Aty pretendohet se Haradinaj dhe Zaev janë duke punuar ngushtë.

Po ashtu, përmendet edhe arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morinës, i cili u arrestua në Maqedoninë Veriore me urdhër të Serbisë, dhe sipas tyre ka ftohur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit.

‘Politika’, shkruan “500 serbë dëshmuan kundër Haradinajt”.

Në këtë artikull thuhet se disa nga dëshmitarët e krimeve i kërkuan Serbisë të hyjë në programin e mbrojtjes sepse dyshojnë në aftësitë e prokurorisë së Hagës.

Theksojmë se pothuajse çdo ditë, mediat serbe merren intensivisht me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, dhe në të shumtën e rasteve përdorin propaganda të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat