FSSH: Janë marrë masa intensive për shfuqizimin e kuotave për të gjithë barnatoret

Maqedonia

FSSH: Janë marrë masa intensive për shfuqizimin e kuotave për të gjithë barnatoret

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:32
Ilustrim

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se është duke ndërmarrë në mënyrë aktive veprime dhe masa të duhura për heqjen e kuotave të të gjithë barnatoreve dhe sjelljen e mekanizmave të rinj të kontrollit gjatë përshkrimit të barnave me recetë në kurriz të Fondit në ambulancat, si dhe marrjen e tyre në barnatore me vetëm një dokument të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë) të personit që merr ilaçe.

“Personi i siguruar mund të marrë ilaçin pa recetë vetëm nëse është identifikuar nga një kartë identiteti ose pasaportë. Në rast se personi i siguruar nuk është në gjendje që personalisht ta marrë ilaçin në barnatore për arsye të tjera, ilaçet e recetës mund të merren nga një person tjetër në emër të tij, i cili duhet të identifikohet me kartën e tij të identitetit ose pasaportën”, deklarojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Nga atje thonë se Fondi për Sigurim Shëndetësor punon për të zvogëluar rrezikun e abuzimeve të mundshme dhe përshkrimin dhe përdorimin joracional të ilaçeve duke zbatuar procese, aplikime dhe mekanizma shtesë. Të gjitha këto angazhime duhet t’i bëjnë të mundur qasje deri tek barnat me recetë në dispozicion gjatë gjithë muajit, jo si më parë, kur për shkak të kuotës që përmbushet pas një dite të caktuar të muajit, barnatoret kishin mbetur pa ilaçe për pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat