Ministria e Mjedisit: Qëllimi jonë është mbrojtja e vlerave të trashëgimisë natyrore në vend

Maqedonia

Ministria e Mjedisit: Qëllimi jonë është mbrojtja e vlerave të trashëgimisë natyrore në vend

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:34
Ilustrim

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet përkatëse për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore në vend.

“Politikat e mbrojtjes së natyrës ose zonave të mbrojtura, në përputhje me legjislacionin e BE-së, janë qëllimi i institucionit tonë”, thonë nga MMPH.

Zonat e mbrojtura, shtojnë nga atje, kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike të trashëgimisë kulturore, të cilave u jepet statusi i përcaktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Kanjoni i Matkës ka statusin e një monumenti natyror, megjithatë për të ruajtur atë status kërkohet vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim midis të gjitha institucioneve përkatëse përfshirë Qeverinë e RMV-së. Ne jemi në procesin e përgatitjes së një studimi për rishikimin e vlerave natyrore të Kanionit të Matkës. Për më tepër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka për qëllim të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë Mali Sharr, Malet e Osogovës, rajoni i Tikveshit dhe të tjerët”, theksojnë nga MMPH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat