Arrestohet ish drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

Maqedonia

Arrestohet ish drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:07
Andrea Popovski

Ish ushtruesi i detyrës drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski, është arrestuar nga policia. Sipas burimeve të Alsat, Popovski është në stacion policor në Shkup, në ndërkohë Prokuroria duhet të sjell vendim për procedurën e mëtutjeshme kundër tij.

Sipas burimeve të Policisë Financiare, thuhet se krahas Andrea Popovskit, janë arrestuar edhe së paku 4 të punësuar tjerë në Regjistrin Qendror.

Ende nuk ka informacioneve për veprën për të cilën ngarkohen këto persona, por dyshimet e mëhershme flasin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Ndryshe, Popovski është kuadro i OBRM-PDUKM-së i cili ishte në krye të Regjistrit Qendror nga viti 2014 deri në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat