OBRM-PDUKM: Pushteti që dy vjet ka bashkëpunuar me “Boki 13”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pushteti që dy vjet ka bashkëpunuar me “Boki 13”

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:43
Bojan Jovanovski

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM, thonë se kryetar komunash, ministra, prokurorë dhe gjykatës, që dy vjet kanë bashkëpunuar me Bojan Jovanovskin, person i dënuar disa herë për krim financiar dhe mashtrime financiare.

“Është e pabesueshme që kryeministri nuk e ka ditur për kë kanë nënshkruar memorandume për bashkëpunim ministrat dhe kryetarët e komunave, si dhe vetë ai. “Boki 13” disa herë është i dënuar për mashtrime financiare. Më parë për 2.5 mijë euro të marra me mashtrim në Radovish, më pas i dënuar për moskthimin e 7 mijë eurove, një zonje nga Shkup.

I dënuar për shkak se në një hotel në Beograd nuk ka paguar për akomodimin luksoz në emër të “organizatës humanitare”. I dënuar për mbajtjen në kufi të pothuajse 10 mijë eurove”, akuzon Naum Stoilkovski nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat