OBRM-PDUKM: Nuk do të mbështesim ligj që amniston krimin e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nuk do të mbështesim ligj që amniston krimin e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:12
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria dëshiron që me miratimin e ligjit të ri për Prokurorinë Publike të amnistojë krimin e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk do ta mbështesin ligjin e tillë, duke shtuar se Zaevi nuk mund të imponojë kushte.

“Të rrejshme janë pohimet e LSDM-së, se OBRM-PDUKM-ja do të shtypet nga të huajt. Le të mos presin që bashkësia ndërkombëtare do të jetë e verbër dhe e shurdhër ndaj padrejtësive që mbretëron në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “me mbulimin e përgjegjësisë së Zaevit, Sheqerinsksës, Kikit dhe Frikit në rastin ‘Haraçi’, varrosin mundësitë e Maqedonisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat