Varvitsiotis: Komisioni në emër të Qeverisë së Greqisë do ta ndjek zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Varvitsiotis: Komisioni në emër të Qeverisë së Greqisë do ta ndjek zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:26
Miltiadis Varvitsiotis

Në një intervistë për radion greke ‘Parapolitika’, ministri alternativ për Punë të Jashtme, Miltiadis Varvitsiotis tha se “Qeveria e Greqisë përmes komisionit do ta ndjek zbatimin e Marrëveshjes së Prespës”.

“Ka një komision që është për librat, ndërsa në anën tjetër ekziston një komision që në emër të qeverisë greke, e ndjek zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Varvitsiotis.

Ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë shtoi se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që nuk i konvenon standardeve kombëtare greke.

Ai sqaroi se ata si Qeveri tashmë po menaxhojnë me pasojat, përkatësisht menaxhojnë me marrëveshjen dhe me “çështjen lidhur me prodhimet greke që bartin emrin Maqedoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat