Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Popovski

Maqedonia

Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Popovski

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:17
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publik Shkup mori Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave, nga ku një është keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

“Në periudhën nga 16.12.2014 deri në vitin 29.05.2017, i dyshuari i parë si ushtrues detyre drejtor i Regjistrit Qendror, ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij, dhe me gojë ka dhënë urdhër që një e punësuar të evidentohet se është në punë në mënyrë të rregullt në listat mujore që i ka përgatitur Reparti për resurse njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm gjithë kohës se punëtorja nuk do të jetë në punë, por do të angazhohet për aktivitete partiake për një parti politike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Nga PTHP shtojnë se kjo listë është dorëzuar në Repartin për punë financiare dhe punëtorja ka marrë pagë dhe kontribute të pagës, me çka, siç cekin nga PTHP, është dëmtuar buxheti i institucionit.

“Katër të punësuarit e tjerë, nga ku tre persona janë nga Reparti për resurse njerëzore në Regjistrin Qendror dhe një person përgjegjës për punën e Zyrës rajonale të regjistrit Shkup, dyshohen se me vetëdije kanë ndihmuar drejtorin në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat