S’ka paraburgim për ish drejtorin e Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

Maqedonia

S’ka paraburgim për ish drejtorin e Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:16

Gjykata Penale e Shkupit e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për paraburgimin e ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Andrea Popovski, i cili gjatë ditës së djeshme u arrestua për shkak të dyshemeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Nga Gjykata Penale thonë se kanë pranuar kërkesën e mbrojtjes por e ka obliguar Andrea Popovskit të paraqitet në burg.

Gjykata atij i ka marrë edhe dokumentin e udhëtimit dhe i ka shqiptuar ndalimin që të bisedojë me persona të caktuar që ndërlidhen me veprën penale.

Për personat tjerë, gjykata caktoi masa të kujdesit deri sa të zgjasë procedura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat