Ish-drejtori i Regjistrit Qendror ka dëmtuar buxhetin për 19.000 euro

Maqedonia

Ish-drejtori i Regjistrit Qendror ka dëmtuar buxhetin për 19.000 euro

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

19.000 euro, sipas vlerësimeve të Policisë Financiare ishte dëmtimi i Buxhetit, sepse një nëpunës po merrte rrogë nga Regjistri Qendror, mirëpo nuk vinte në punë, por ishte angazhuar rreth një partie politike. Hetimi tregoi se kjo kishte vazhduar për tre vjet edhe me “aminin” e ushtruesit të detyrës qendrore Andrea Popovski. Hetimi dyshon edhe katër punonjës të tjerë të Regjistrit Qendror. Midis tyre është referenca që ishte e angazhuar nga partia.

“I lajmëruari A.P. i tejkaloi kompetencat e tij në atë mënyrë që megjithëse ai e dinte që personi M.K.D. ishte punësuar për nevoja të një partie të caktuar politike dhe nuk kishte ardhur në punë në Regjistrin Qendror, ai kishte porositur zyrtarët e lartë që ta regjistronin si të pranishëm në punë dhe kur përgatisni listat e evidentimit çdo muaj, ta paraqisnin edhe personin M.K.D.”, thonë nga Policia Financiare.

Për shkak të këtij rasti, Popovski kaloi natën në një stacion policie dhe për atë kërkohej arrestim. Por gjykata e refuzoi kërkesën. U pranua një garanci prej rreth 95.000 euro për të cilën ai u zotua për banesën tij. Gjykata Penlae ja ka marrë pasaportën, është i ndaluar të komunikojë me disa persona dhe duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë. Popovski dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa të tjerët për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat