Zjarr pas gjykatës së Strumicës

Maqedonia

Zjarr pas gjykatës së Strumicës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Në garazhin pas Gjykatës Themelore në Strumicë ka zjarr. Në vendngjarje janë dy automjete kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës të Njësisë territoriale kundër zjarrit.

Sipas Aleksandar Gudev, komandantit të zjarrfikëseve nga Strumicë, bëhet fjalë për një garazh pas objektit të gjykatës në Strumicë.

Ai thotë se nuk ka rrezik nga zjarri dhe se deri tani problem më i madh gjatë në shuarjen e zjarrit janë fishekzjarret për shkak se dëgjohet zëri i të shtënave së fishekzjarrëve.

“Nuk ka rrezik nga zgjerimi i zjarrit”, potencoi edhe njëherë, Aleksandar Gudev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat