Maqedoni, 450 kandidatë paraqiten për 27 vende të punës në Policinë Financiare - Bota Sot
Maqedoni, 450 kandidatë paraqiten për 27 vende të punës në Policinë Financiare

Maqedonia

Maqedoni, 450 kandidatë paraqiten për 27 vende të punës në Policinë Financiare

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Në total 450 kandidatë janë paraqitur në 27 vendet e punës në Drejtorinë e Policisë Financiare. Më 5 korrik policia kërkoi 27 policë financiar për shkak të punës së madhe në këtë drejtori. Nga kjo drejtori paralajmërojnë testime shtesë për shkak të interesit të madh.

“Do të përgatisim testime shtesë që t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Me të gjithë kandidatët e paraqitur do të ketë intervistë, kontrolle sistematike dhe vlerësime të sigurisë si dhe procedura standarde”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

Drejtoria është e obliguar që në afat prej tre muajsh të përfundojë të gjithë procedurat dhe t’i përzgjedh kandidatët e rinj. Ata presin që e gjithë procedura të përfundojë gjatë muajit shtator.

Drejtori i drejtorisë, Arafat Muaremi, pa shpalljes së konkursit më 5 korrik sqaroi se punësimet e reja janë për shkak të rritjes së kompetencave dhe në pajtim me rekomandimet e BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...