Pajaziti: Vetëm hetues amerikanë janë shpresa e vetme për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Pajaziti: Vetëm hetues amerikanë janë shpresa e vetme për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:39
Naser Pajaziti

Gazetari Naser Pajaziti përmes një postimi në facebook ka komentuar sistemin e dështuar të drejtësisë në Maqedoninë e veriut, pas shpërthimit të skandalit “Zhvatja” , ku u përdhos edhe Prokuroria Speciale, një institucion hetimor shpresëdhënës që ishte propozuar dhe sponsorisuar nga ndërkombëtarët në vitin 2015.

Ai thotë që tani sistemi i këtij shteti, sidomos ai i drejtësisë ka rënë dhe shpresa e vetme për rikthimin në binarë është përfshirja e hetuesve dhe ekspertëve amerikan.

“Këtij shteti i ka ra sistemi. Nuk besoj që edhe prokurorë nga BE do e ristartojnë. Besimin e kemi vetëm tek një ekip hetuesish (prokurorë) amerikan .
Kjo është shpresa e vetme që mund të rikthejë besimin tek drejtësia. Duhet të ndërmerret iniciativa sepse ka gatishmëri!”, ka theksuar Pajaziti. (INA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat