Mile Janakieski përsëri në paraburgim shtëpiak

Maqedonia

Mile Janakieski përsëri në paraburgim shtëpiak

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:17
Mile Janakieski

Ish ministri Mile Janakieski është lëshuar në paraburgim shtëpiak.

Gjykata E Apelit dje në seancë publike e shqyrtoi ankesën e mbrojtjes së ish ministrit, dhe vendosi që masa e paraburgimit të ndërrohet me paraburgim shtëpiak.

Mile Janakieski u arrestua më 29 qershor së bashku me shtatë persona tjerë për rastin ‘shkalët spanjolle’.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit, projekt që duhej të ishte pjesë e e ‘Shkupi 2014’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat