Ndalim i pjesshëm në Jasen, Mavrovë dhe Galiçica

Maqedonia

Ndalim i pjesshëm në Jasen, Mavrovë dhe Galiçica

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:48
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ka marrë vendim për të ndaluar në mënyrë të pjesshme lëvizjet nëpër pyjet në parqet kombëtare Jasen, Mavrovë dhe Galicica, i cili do të jetë i vlefshëm deri në shfuqizimin e vendimit.

“Ndalimi, siç thuhet, është me kërkesë të NP “Jasen” – Shkup, Parku Kombëtar Mavrovë dhe Parku Kombëtar i Galicicës dhe ka hyrë në fuqi që dje, dhe do të vazhdojë derisa të shfuqizohet. Vendimi u mor për të mbrojtur pyjet nga zjarret në mjedis të hapur”, tha MBPU.

Ky ndalim nuk vlen për punonjësit në këto pyje, si dhe subjektet që kryejnë veprimtari pyjore brenda kufijve të këtyre zonave të mbrojtura.

Për shkelje të kësaj ndalese nga personat fizikë që zbulohet se lëvizin në tokë pyjore dhe pyje, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, dënohet me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat