Administrata, 8 institucione s’kanë asnjë të punësuar

Maqedonia

Administrata, 8 institucione s’kanë asnjë të punësuar

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Mbi 30 institucione të nivelit qendror dhe lokal, në sistemin e administratës shtetërore, figurojnë si institucione që nuk asnjë të punësuar, disa kanë vetëm nga një udhëheqës, por ka edhe institucione që kanë nga një të punësuar, por pa udhëheq. Sipas të dhënave të Ministrisë për shoqërisë informatike dhe administratë, 8 institucione nuk kanë as udhëheqës dhe as të punësuar, si komisioni për mbrojtje nga disktriminimi, këshilli republikan për siguri në komunikacion, agjencia nacionale për teknologji nukleare, kolektori i Shkupit e të tjera.

INSTITUCIONE TË CILAT NUK KANË DREJTUES DHE AS TË PUNËSUAR

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi – Shkup
Këshilli republikan për siguri në komunikacion në rrugë në Republikën e Maqedonisë
Republika e Maqedonisë, Universiteti Goce Dellçev – Shtip – Akademia ushtarake – Gjeneral Mihajllo Apostollski Shkup – Anëtar shoqërues.
Agjencia nacionale për teknologji nukleare e Republikës së Maqedonisë – Shkup.
Ndërmarrja publike “Energo Shtip” në Shtip.
Institucioni lokal publik për kulturë, teatër për fëmijë Çair – Shkup
Institucion nga sfera e kulturës, Hapësira kulturore sociale “Centar Jadro” – Shkup
Ndërmarrja publike Sistemi i Kolektorit Shkup
Ndërsa sipas raportit, 15 institucione kanë vetëm se drejtues, por jo edhe të punësuar, si institucione kulturore, qendra për fëmijë, ndërmerrje të ujësjellësit nëpër komuna, ndërmarrje ekonomike e tjera.

Vizart : INSTITUCIONE TË CILAT KANË VETËM FDREJTUES NDËRSA NUK KANË TË PUNËSUAR

Studio vizatimi për fëmijë Shën Cirili dhe Metodij – Manastir.
Qendra kulturore informative Romansa Makedonska Kamenica.
Institucioni lokal nga sfera e kulturës Muzeu i qytetit Kriva Pallankë.
Ndërmarrja publike komunale Ujësjellësi – Haraçinë në Haraçinë.
Ndërmarrja publike për furnizimin me ujë për pije “Ujësjellësi Dollogozhdë”, F.Dollogozhdë Strugë.
Ndërmarrja publike për ekonomizimin me Sallën sportive “Rinia Gostovar”.
Institucioni publik komunal – Qendra për Zhvillimin e hershëm të fëmijëve “Gјunesh Qendra Zhupa”, Qendra Zhupë.
Institucioni publik për fëmijë – Qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve “Dredhëza” fsh.Obrshani. Krivogashtan.
Ndërmarrja publike për parkingje publike Veles Parking, Veles.
Ndërmarrja për plane hapësinore dhe urbanistike Kumanovë – Plan Kumanovë.
Ndërmarrja publike për parkingje publike Parking Kavadarc, Kavadarcë.
Republika e Maqedonisë, Institucioni nacional Ansambli i Këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë Shkup.
Agjencia operative-teknike Shkup.
Ndërmarrja publike për ekonomizimin me sallat e sportit dhe objekte sportive Kisella Vodë, KV Shkup.
Republika e Maqedonisë, Institucioni Nacional Teatri i Gostivarit, Gostivar.
Ndërkohë, 8 institucione kanë udhëheqës me vetëm një të punësuar si disa ndërmarrje publike komunale, të sportit, biblioteka dhe një prokurori publike themelore.

Vizart: INSTITUCIONE TË CILAT KANË DREJTUES DHE KANË VETËM NJË TË PUNËSUAR

Biblioteka amë Koço Racin Pehçevë.
Prokuroria themelore publike Berovo, Berovë.
Institucioni komunal Universiteti i punës Krste Misirkov A.Kërçovë.
Ndërmarrja publike “Kale Qendra Zhupë”, Qendra Zhupë.
Ndërmarrja publike komunale “Studeniçan” fsh. Studeniçan, Studeniçan.
Ndërmarra publike për ekonomizim me objekte sportive në territorin e Komunës së Vinicës, “Vin Sport Vinicë”.
Ndërmarrja publike për ekonomizim me zonën industriale “Zhebeni” Manastir.
Ndërmarrja publike komunale “Pela higjiena”, Komuna e Mogilas.
Në sistemin e Ministrisë së Shoqërisë informatike dhe Administratës, ka edhe 2 institucione të cilat figurojnë se nuk kanë udhëheqës, por vetëm se nga një të punësuar.

Vizart: INSTITUCIONE TË CILAT NUK KANË DREJTUES DHE KANË NJË TË PUNËSUAR

Takime shkencore-kulturore “Dhjetë ditë Republikë e Krushevës”, Krushevë.

Ndërmarrja publike për energjetikë Veles-Gas në Veles.

Por, raporti nuk sqaron fondet që kanë këto institucione, sa para ndahen për funksionimin e tyre, si mirëmbahen dhe si mbulohen harxhimet për shërbimet komunale. Ministri i Administratës, Damjan Mançevski thotë se e gjithë situata me këtë kaos të institucioneve dhe harmonizimin e kompetencave të tyre, është lëndë e analizës të cilën e bëjnë bashkë me BE-në, si projekt IPA.

Sinkron: Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

E presim analizën finale, prodhimin final të këtij projekti që të mundemi për të gjithë ti zgjidhim këto probleme. Nuk shkojmë në zgjidhjen një nga një, për shkak se me të vërtetë dëshirojmë të shohim saktë se kush ku lidhet me kompetencat e tij, dhe kjo të zgjidhet në mënyrë sistemore. Fundi i këtij viti do të thotë zgjidhja e problemit me këto institucione.

Mançevski thotë se finalizimi i projektit do duhet të ndodh deri në muajin dhjetor, pas çka do të fillojnë edhe me procesin e bashkimit ose shkrirjen e këtyre institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat