Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Afera Haraçi ka paralizuar shtetin

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Afera Haraçi ka paralizuar shtetin

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:54
Afera Haraçi

Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Demokratike të Maqedonisë thuhet se “Mega-skandali ‘Haraçi’ ku përfshihen politikanë, prokurorë, gjykatës, biznesmenë, gazetarë dhe kriminelë tjerë, e paralizuan shtetin dhe sistemin gjyqësor”.

“Kuvendi është në pushim, dhe duhej që deri tani të mbahet seancë e jashtëzakonshme që të bisedohet për gjendjen në Prokurorinë Speciale Publike, të shkarkojë Katica Janevën dhe të sjell ligje me çka PSP-së i vazhdohet puna në PTHP, me pavarësi të madhe, por edhe mekanizma kontrollues ndaj punës së tyre”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ata shtojnë se Qeveria është dashur të kërkojnë nga MPB, Policia Financiare, Drejtoria për zbulime financiare, Drejtori për të hyra publike dhe Agjencia për siguri kombëtare në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, të zbatojnë hetim dhe të gjithë të përfshirët të dalin para drejtësisë.

“Në kushte kur shtetin e dridh tërmeti politik kriminal, është e palejueshme që të gjithë të jenë në pushim”, thuhet në njoftimin e LDM-së duke shtuar se me pushim jepet mundësi të fshihen dëshmitë, të ndikohet ndaj dëshmitarëve, paratë e kërcënimeve të zhvendosen jashtë Maqedonisë dhe vendi të shpallet si shtet mafioz.

Sipas tyre, ku skandal dëshmoi se janë shkundur themelet e shtetit dhe se për këtë duhet të merret përgjegjësi penale dhe politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat