Vuçiq për rastin “Haraçi”: Me sa di unë, do të ketë edhe më tej befasi

Maqedonia

Vuçiq për rastin “Haraçi”: Me sa di unë, do të ketë edhe më tej befasi

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:59
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti një konferencë për shtyp në Beograd në të cilën u diskutua situata politike në vend, por u pyet nga gazetarët edhe për rastin “Haraçi” që trondit skenën politike të Maqedonisë.

I pyetur në lidhje me rastin “haraçi” në Maqedoninë e Veriut, presidenti serb tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve të tjera, përcjell “Blic”.

“Me sa di nga burime italiane të mirë informuar, do të ketë më shumë befasi në atë rast dhe besoj se tani Zoran Zaev e ka kuptuar atë që i thoja për persona të caktuar”, tha Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat