Policia konfirmon se dje ka shpërthyer zjarr në deponinë Rusino

Maqedonia

Policia konfirmon se dje ka shpërthyer zjarr në deponinë Rusino

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Dje në rreth orë 6:00 ka shpërthyer zjarr në deponinë Rusino në Gostivar, njoftojnë nga MPB.

“Më 10.08.2019. në orën 6:00, në SPB Tetovë është paraqitur se në deponinë në fshatin Rusino ka shpërthyer zjarr.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve Gostivar”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) se që dje në orët e vona të mbrëmjes në mënyrë aktive janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit i cili e kaploi deponinë në Rusino në Gostivar dhe se drejtori Adnan Xhaferovski bashkë me të punësuarit e Drejtorisë Rajonale në Gostivar në mëngjes ishte në terren, në të cilin për shkak të realizimit të punëve ndërtimore nuk mund të kenë qasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat