Kërkohet anulimi i rastit ‘Titanik’ për shkak të lëndës ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Janevës, gjykata nuk lejoi

Maqedonia

Kërkohet anulimi i rastit ‘Titanik’ për shkak të lëndës ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Janevës, gjykata nuk lejoi

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Avokati Petar Vasilev i cili është avokat i të akuzuarve në rastin ‘Titanik’, sot kërkoi anulim të gjykimi për shkak të rastit ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Katica Janevës, por gjykata refuzoi.

“Pas situatës së re të krijuar, mendoj se është ka arsye që të anulohet seanca e sotme. Nuk ka asnjë qëllim për vonesa”, tha avokati Petar Vasilev përmendi edhe dorëheqjen e Katica Janevës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtari Osman Shabani, konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për ta anuluar gjykimin ku po nxirren dëshmitë.

“Flasim për lëndë që janë në kompetencë të prokurorisë tjetër. Çfarë do të dëshmohet dhe çfarë do të ndodhë do ta shohim. S’ka pengesa ligjore për anulim”, tha gjykatësi Shabani.

Në seancë erdh edhe prokurorja Lile Stefanova nga PSP. Të pranishëm ishin gjithë të akuzuarit, ndërsa një pjesë e tyre kishin avokatë të ri për shkak të pushimeve verore.

Në fillim të seancës Osman Shabani njoftoi se ai nuk është njoftuar se Janakieski është në paraburgim shtëpiak. Janakieski për dallim nga hera e kaluar, tani ishte në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat