Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë vendosmëri për sundimin e së drejtës - Bota Sot
Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë vendosmëri për sundimin e së drejtës

Maqedonia

Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë vendosmëri për sundimin e së drejtës

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:33
Kate Maria Byrnes

“Siç kemi thënë më herët, këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, themelore, transparente dhe në kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë vendosmëri për të mbështetur sundimin e së drejtës”.

Kështu ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane në Shkup Kate Maria Byrnes, e cila e ka shpërndarë statusin e eurokomesarit Johannes Hahn, i cili po ashtu ka komentuar ngjarjet pas publikimit të rastit “Haraçi”.

“Lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa i përket zbulimeve të reja, është e rëndësishme të konfirmohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ata që dalin nga përgjimet e paligjshme”, shkroi mbrëmë Hahn.

Ai shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë pandëshkueshmëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat