Zaev: Për dy vjet janë hapur 49.552 vende të reja pune - Bota Sot
Zaev: Për dy vjet janë hapur 49.552 vende të reja pune

Maqedonia

Zaev: Për dy vjet janë hapur 49.552 vende të reja pune

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:52
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se për dy vjet në shtet janë realizuar 49.552 punësime të reja.

Zaev thekson se këta numra janë nga qytetarët e sapo punësuar dhe se nuk kanë të bëjnë me numrin e personave të zhvendosur.

“49.552 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut për dy vjet! Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2019 janë regjistruar 789.414 të punësuar, ndërsa në tremujorin e parë të 2017 janë regjistruar gjithsej 739.892 punonjës. Këto nuk janë persona të zhvendosur, por qytetarë të sapo punësuar, këtu në vendin tonë”, shkruan Zaev në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...