Pas zjarrit, komunikacioni hekurudhor në Kumanovë zhvillohet pa pengesa

Maqedonia

Pas zjarrit, komunikacioni hekurudhor në Kumanovë zhvillohet pa pengesa

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Për shkak të zjarrit të mbrëmshëm që përfshiu binarët e vjetra hekurudhore prej druri në stacionin hekurudhor në Kumanovë, për arsye të sigurisë u kyçën nga tensioni stacionet hekurudhore mes Kumanovës dhe Tabanocit, në orën 17:35.

Sipas Hekurudhave të Maqedonisë, komunikacioni i trenave mes dy stacioneve hekurudhore sot zhvillohet rregullisht për udhëtar dhe makina ngarkuese.

Ekipet e NP “Hekurudhat e Maqedonisë” së bashku me zjarrfikësit e Kumanovës kanë marrë pjesë në shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat