Këshilli i Ambasadorëve: Mbështesim qëndrimet e Pendarovskit për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Këshilli i Ambasadorëve: Mbështesim qëndrimet e Pendarovskit për rastin “Haraçi”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:33
Stevo Pendarovski

Këshilli i Ambasadorëve sot përmes një komunikatë ka shprehur mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski lidhur me rastin “Haraçi”.

Këshilli i Ambasadorëve thotë se me vëmendje të madhe dhe shqetësim i ndjekin informacionet lidhur me rastin, ku përveç personalitete të estradës dhe gazetareske janë të involvuar edhe anëtarë të PSP-së, emra të njohur të funksionarëve nga institucione të ndryshme dhe anëtarë partiak.

“Këshilli i Ambasadorëve i jep mbështetje të plotë presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të forta gjatë konferencës së djeshme për media. Presidenti u rreshtua në parimet e shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve si dhe kredibilitetin e shtetit drejt agjendës euroatlantike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat