Pendarovski demanton Prokurorinë: Kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi”

Maqedonia

Pendarovski demanton Prokurorinë: Kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:55
Stevo Pendarovski

Kabineti i presidentit të Maqedonisës së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar ndaj deklaratave të Prokurorisë Themelore Publike, prej ku thanë se politikanët nuk duhet të përzihen në punën e institucioneve.

Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se presidenti në fjalimin e tij gjatë konferencës së djeshme në asnjë moment nuk ka bërë diskreditimin e Prokurorisë Publike dhe as që ka për qëllim të sulmoj institucionet kompetente dhe të përzihet në procedurat penale të cilat janë në rrjedhë.

“Pendarovski në fjalimin e tij ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet kompetente, e posaçërisht për Prokurorinë dhe gjykatën dhe ka nënvizuar se do të bëj çmos që t’i mbroj nga presionet eventuale gjatë zbatimit të hetimit dhe zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi””, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se është e nevojshme që sa më parë të zgjidhet rasti “Haraçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat