RMV, filloi shpërndarja e mishit të kurbanave - Bota Sot
RMV, filloi shpërndarja e mishit të kurbanave

Maqedonia

RMV, filloi shpërndarja e mishit të kurbanave

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:56
BFI shperndarja e mishit per Kurban Bajram

Gjatë ditës së tretë të festës së Kurban Bajramit, në formë të organizuar, ka filluar ndarja e mishit të kurbanit, nga Bashkësia Fetare Islame. Të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, në ambientet e institucionit fetar BFI u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu, kumton BFI.

Aksioni ka filluar me qytetin e Shkupit dhe Velesit, ndërsa njëkohësisht do të vazhdon me qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, e më pas në ditët në vijim do të vazhdojë edhe në gjitha qytetet e vendit.

Në ambientet e Rijasetit të BFI, aksionin e shpërndarjes së mishit e ka filluar Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, i cili në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, falëndëroi të gjithë dhuruesit e kurbanave duke e lutur Allahun Fuqiplotë që tua pranojë kurbanat.

“Kurban Bajrami është edhe festë e dashurisë dhe mirëkuptimit mes besimtarëve, është rast që të bëhemi të gjithë një, pikërisht siç janë bërë një me miliona muslimanë me haxhinjtë tanë që për momentin po qëndrojnë në tokën e shenjtë islame” theksoi dekani Sulejmani në fjalimin e tij.

Të pranishëm në këtë aksion ishin edhe drejtues të shoqatave të ndryshme dhe organizatave humanitare që veprojnë në qytetin e Shkupit dhe Velesit, të cilëve më pas u dhurua mish i kurbanit në vartësi të listave të përpiluara paraprakisht. Shoqata e Invalidëve Shpresa, Organizata e Grave Turke në Maqedoninë e Veriut  – Derja, Organizata Humanitare Burimi, Organizata Humanitare për Edukim Rruga e Drejtë, janë organizata me të cilat BFI bashkëpunon çdo vit, me qëllim që mishi i kurbanit të arijë në çdo familije të nevojtarëve.

Si çdo vit, Medreseja Isa Beu bën tubumin e kurbanave për nevojat e saj, ndërsa mishi që i tejkalon nevojat e menzës së Medreses, shpërndahet në forma të organizuara, nëpërmjet shoqatave të ndryshme dhe listave të përpiluara nga këshillat e xhamive nëpër tërë teritorin e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...