AUV: Vaksinimin e furnizojnë dhe kryejnë shoqatat e veterinarëve tashmë me dakada - Bota Sot
AUV: Vaksinimin e furnizojnë dhe kryejnë shoqatat e veterinarëve tashmë me dakada

Maqedonia

AUV: Vaksinimin e furnizojnë dhe kryejnë shoqatat e veterinarëve tashmë me dakada

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:29
AUV

Seri e zbehtë televizive është edhe konferenca e sotme për shtyp për anëtarin e Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Cvetan Tripunovski, i cili në emër të partisë së tij, e akuzon Agjencinë për ushqim dhe veterinari për mosrealizim të masës së vaksinimit të kafshëve kundër sëmundjes së antraksit, e cila kohë më parë u detektua edhe në Kërçovë.

Në vend se përgjigje të kërkoni në konferenca për shtyp pa ide, duke sunduar 11 vite, deri më tani duhej të mësonit se vaksinimin e kryejnë shoqatat e veterinarëve, jo vetëm gjatë dy viteve të kaluara, por me dekada me radhë. Ato, e jo Agjencia për ushqim dhe veterinari e furnizojnë, në bazë komerciale, dhe prej atje, koha kur vaksinimi do të zbatohet në suaza të një viti kalendarik, në pajtim me Urdhrin vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve është kryesisht e tyre. Bëjmë thirrje, OBRM-PDUKM të mos e shpenzojë kreativitetin në thirrje të pabaza.

Çdo vit në distrikte zbatohet vaksinimi, ndërsa afati kur do të zbatohet i njëjti është vendim i blegtorëve në bashkëpunim me shoqatat veterinare. AUV nuk ka për obligim ta njoftojë OBSH për paraqitjen e sëmundjes, siç pohon Tripunovski. Dhe kjo, është mosdije totale nga ana e OBRM-PDUKM-së që udhëhoqi 11 vite me këtë institucion.

Inkurajim për parashtrim të dorëheqjes për heshtjen e ashtuquajtur dyjavëshe, nuk nevojitet, sepse pas këtij rasti, duke i ndjekur protokollet botërore, të gjitha masat e domosdoshme nga ana e Agjencisë janë ndërmarrë me kohë. Vendosmëria dhe guximi janë të nevojshëm për punë, e jo për politikbërje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...