Gjendja e komunikacioni rrugor në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gjendja e komunikacioni rrugor në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Siç njoftojnë nga LAMM, dendësia e komunikacioni jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ koha e pritjes për të hyrë në shtet është prej 15 deri 30 minuta ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat