Lëvizja Besa: Marrëveshjen e Ohrit e varrosën ata që e sollën

Maqedonia

Lëvizja Besa: Marrëveshjen e Ohrit e varrosën ata që e sollën

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:41
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa nëpërmjet një njoftimi thotë se “në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të konstatojmë se bash atëherë kur duheshte të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën”.

“Marrëveshja e Ohrit duhej të shërbeje si afrim mes dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut dhe fryma që buronte nga kjo kornizë duhej të vazhdojë aq sa edhe vetë funksionimi i shtetit, por për fat të keq atyre që u ra në hise që të implementojnë këtë marrëveshje politike, të njëjtit e devalvuan e shtrembëruan dhe ja humbën kuptimin që në fund edhe e varrosën, duke lënë ende çështje të hapura për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Ata shtojnë se si lëvizje përmes politikave konsistente, reale dhe qëllim mira që nga themelimin saj njoftoj se Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë ndërsa realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve duhet të bëhet përmes “ridefinimit” të raporteve brenda etnike dhe se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë si shtet stabil, i drejtë dhe i zhvilluar vetëm përmes një marrëveshje të re politike që do jetë produkt i kompromisit të dy popujve më të mëdhenj në shtet, atij shqiptar dhe atij maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat