Më së voni deri nesër Maqedonia e Veriut do të merr vendim për Tomor Morinën

Maqedonia

Më së voni deri nesër Maqedonia e Veriut do të merr vendim për Tomor Morinën

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:57
Tomor Morina

Lënda për ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina sot është regjistruar në Gjykatën e Lartë dhe i është dhënë gjykatësit dhe nesër pritet që të merret vendim nëse do të lirohet apo jo.

Nga kabineti i kryetarit të Gjykatës së Lartë, saktësojnë se lënda sot i është dhënë gjykatësit dhe do të merret vendim lidhur me këtë, i cili menjëherë pasi të merret do të publikohet në faqen e gjykatës.

Paraprakisht, Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës, i cili u arrestua në kalimin kufitar të Bllacës më 24 korrik nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut, sipas një fletë-arresti të lëshuar nga Interpoli, me kërkesë të Serbisë.

Ish pjesëtari i UÇK-së në Kosovë, Tomor Morina, nga ana e Serbisë akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në vitet 1998/1999.

Beogradi zyrtar tashmë ka kërkuar ekstradimin e tij në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat