Ademi: Veprat e Sterjo Spase urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Ademi: Veprat e Sterjo Spase urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Ademi: Veprat e Sterjo Spase urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:23
Edmond Ademi

Sterjo Spasen duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit; gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore.

Kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.

Sipas ministrit Ademi, Spase është shembulli tipik sesi mund të integrohesh në një kulturë që pastaj merret si frymëzim nga shumë breza.

“Është i Shqipërisë kur flet veprimtaria e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spase është shembull, se arti i është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...