UNDP: Komunat në Maqedoni punojnë dobët, nuk ka projekte mirë të zhvilluara - Bota Sot
UNDP: Komunat në Maqedoni punojnë dobët, nuk ka projekte mirë të zhvilluara

Maqedonia

UNDP: Komunat në Maqedoni punojnë dobët, nuk ka projekte mirë të zhvilluara

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:02
UNDP

Realizimi i projekteve në komuna bëhet pa ndonjë analizë se cila prej tyre është prioritet për qytetarët. Ekspertët e UNDP-së i identifikuan problemet në mungesë të kapacitetit të administratorëve, por edhe mospërfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës. Paratë nuk janë problem, thotë përfaqësuesja e UNDP-së, Narine Sahakian. Problemi është se nuk ka projektet mirë të zhvilluara.

“Ajo që mungon në komunat janë të dhëna të besueshme në bazë të të cilave do të merren vendime për projekte të mëdha infrastrukturore. Mungojnë kapacitete në kuadër të komunave, sepse ka komuna të vogla me pak staf që nuk kanë kapacitet ti përgjigjen sfidës. Problemin e tretë e shoh në mospërfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës”, tha Narine Sahakian, UNDP.

Ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski, konfirmon se ligjet dhe masat e tanishme që i kanë në dispozicion komunat, nuk kanë dhënë një rezultat pozitiv në funksionimin e tyre. Milevski do ti publikojë në rang listë publike komunat, që në mënyrë jotransparente i shpenzojnë paratë publike, për ta ngritur vetëdijen e publikut.

“Ndodhë që, pasi kemi ministri të ndryshme, një komunë të marrë para nga të gjitha programet, dhe ndonjë komunë të lihet anash, sepse ne mes nesh nuk kemi koordinim”, deklaroi Goran Mileski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Përndryshe, pushteti qendror vazhdimisht distancohet nga ajo se nuk ka kontroll mbi shpenzimin e parave të arkave komunale, megjithëse vitin e kaluar me rishikimin e buxhetit, Qeveria iu dhuroi 50 milion euro për ti përgjysmuar detyrimet e papaguara. Vitin e kaluar qeveria theksoi se ishte hera e fundit, por duket se nga Ilindenska ndryshuan mendje. Ata njoftojnë se është e mundur që edhe këtë vit, një pjesë e parave nga rebalanci i buxhetit të paralajmëruar për në fund të shtatorit, të shkojnë si ndihmë për komunat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...