Zaev thirrje diasporës: Investoni në vendin tonë

Maqedonia

Zaev thirrje diasporës: Investoni në vendin tonë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:51
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën Edmond Ademi mbrëmë u takuan me disa përfaqësues të diasporës të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikës, Luksemburg, Turqi dhe SHBA.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim Zaev i ka theksuar politikat e Qeverisë, të cilat sipas tij, krahas progresit ekonomik janë të orientuara drejt realizimit të të qëllimeve strategjike – anëtarësim të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Krijojmë shtet të sigurt dhe me ekonomi të avancuar, e cila ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime”, shtoi kryeministri Zaev.

Zaev theksoi e vitin 2018 e përfundojmë si vit me të cilin Maqedonia e Veriut, sipas “Raportit për investime në botë për vitin 2019” nga Konfederata e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) është shpallur vendi me rritje më të madh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta me 737 milionë dollarë të realizuara, gjegjësisht 624 milionë euro, investime të huaja.

Kryeministri në takimin theksoi se orvatjet dhe politikat e Qeverisë janë që të përmirësohet klima e volitshme ekonomike në vend dhe kushtet për investim të investitorëve të huaj dhe vendas dhe paralajmëroi vendime pozitive, për mbështetje të investimeve nga bashkëqytetarët.

“Mesazhi i parë është investoni. Presim të ritet prosperiteti i shtetit, vazhdojmë me reformat në të gjitha fushat, sidomos në jurisprudencë dhe e përforcojmë luftën pa kompromis me korrupsionin”, theksoi kryeministri Zaev.

Në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën dhe Ligji i miratuar për mbështetje të investimeve, ku është parashikuar 10 për qind shtesë mbështetje financiare për investime fillestare investuese të subjekteve afariste të themeluara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat