Sheqerinska për rastin “Haraçi”: Nuk ka mbrojtje politike për askënd

Maqedonia

Sheqerinska për rastin “Haraçi”: Nuk ka mbrojtje politike për askënd

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:53
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot në konferencë për shtyp me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit Gregori Night, tha se ligji vlen për të gjithë njëjtë dhe se nuk do të ketë mbrojte politike për personat që kanë kryer vepra penale.

Sheqerinska sërish foli për rastin “Haraçi”, duke thënë se është dëshmi se shteti po ndryshon.

“Ky shtet ka ndryshuar dhe në këtë shtet kur do të publikohen incizime askush nuk thotë se janë të prera dhe të montuara. Ky shtet ka ndryshuar dhe kur do të shihet krimi, institucionet do të reagojnë”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e mundur që rasti “Haraçi” të sjell konotacione të reja në bisedimet me opozitën, ajo tha se bisedimet me opozitën bëhen që një kohë të gjatë dhe i ftoi për përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat