Pendarovski pret që Kongresi i SHBA-ve ta ratifikojë Protokollin për hyrjen në NATO

Maqedonia

Pendarovski pret që Kongresi i SHBA-ve ta ratifikojë Protokollin për hyrjen në NATO

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:49
Stevo Pendarovski dhe Gregory Night

Kryetari Stevo Pendarovski, sot në takim me delegacionin e Gardës Kombëtare të shtetit federativ amerikan Vermont, e udhëhequr nga komandanti i Gardës, komandant Gregory Night tha se pret të përfundojë procedura për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Kongresin amerikan.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në takim janë cekur bashkëpunimet mes dy ARMV-së dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, nëpërmjet pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore, realizimin e ushtrimeve të përbashkët, trajnimi dhe edukimi i pjesëtarëve të dy armatave. Gjatë viteve të kaluar, siç thuhet në njoftim, dy vendet miqësore kanë realizuar mbi 400 trajnime të përbashkëta, në të cilën janë përfshirë më shumë se 450 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kryetari Pendarovski theksoi se me arritjen e Marrëveshjes së Presës, Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të madh dhe pret që së shpëjtë të përfundojë procedura për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kongresit të SHBA-ve”, thuhet në kumtesë.

Anëtarësimi i RMV-së në NATO, siç ka thënë Pendarovski, do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Vermontit dhe me SHBA-të, si partner strategjik i shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat