Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriore. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 34 gradë celcius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe stabil, si dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat