Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk gjenden në listën e universiteteve më të mira - Bota Sot
Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk gjenden në listën e universiteteve më të mira

Maqedonia

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk gjenden në listën e universiteteve më të mira

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Universitetet nga Maqedonia edhe këtë vit nuk janë në Listën e Shangait për 1 mijë universitetet më të mira botërore.

Në listën akademike për radhitjen e universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë për të 17-tin vit me radhë është Universiteti i Harvardit, në vendin e dytë është Stenford nga SHBA, ndërsa në vendin e tretë Univesiteti i Kembrixhit në Britani.

Në dhjetë vendet e para janë MIT, Berkly, Prinston, Oksford, Kolumbia, Caltech dhe Çikago.

Universiteti më i mirë nga Maqedonia është “Kirili dhe Metodi”, i cili në listën botërore është vendosur në vendin 1568. Në nivel kombëtar i dyti është Universiteti i Shtipit i cili është vendosur në vendin e 3279, ndërsa i treti është Universiteti i Evropës Juglindore (3881).

Listën e Shangait çdo vit e publikon Unviersiteti Ciao Tong nga Shangai, ndërsa është një nga listat më me ndikim e cila radhit universitetet më të mira botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...