OBRM-PDUKM: Gjyqësori dhe Prokuroria duhet të lirohen nga kthetrat e pushtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjyqësori dhe Prokuroria duhet të lirohen nga kthetrat e pushtetit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:42
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se hetimi për rastin “Haraçi” është kompromituar.

Ata kanë dyshime se anëtarë të pushtetit janë të përfshirë në aferën “Haraçi”, të cilën e quajnë si më të madhe në historinë moderne të Maqedonisë.

“Është e qartë që Ruskovska punën që Zoran Zaevi dhe banda e tij kriminale të amnistohen. Ruskovska muajin e kaluar bëri gjithçka për kokën e oktapodit kriminel, Zoran Zaev, të lirohet nga akuza për haraçin milionësh”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se gjyqësia dhe prokuroria duhet të lirohen nga kthetrat e pushtetit dhe të veprojnë në pajtim me rregullat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat